LIFESTYLE, 16 Qershor 2018, 09:32

Duket ndryshe? Luana Vjollca shfaqet pa pikë grimi dhe vendos t’ia tregojë të gjithëve

Duket ndryshe? Luana Vjollca shfaqet pa pikë grimi dhe vendos t’ia

Ajo është gjithnjë e kuruar deri në detaj kur shfaqet në publik apo në postimet e rrjeteve sociale.

Moderatorja Luana Vjollca ka zgjedhur që të tregojë për ndjekësit e saj anën perfekte.

Por shpesh si çdo femër edhe ajo ka momentet e saj kur dëshiron që të qëndrojë për disa orë natyrale, pa pikë makijazhi.

Mbrëmjen e djeshme, ajo postoi në Instagram një fotografi ku pozon para pasqyrës së ashensorit pa grim dhe këtë e ka lënë vet të kuptohet.

“Festa pa makijazh”, shkruan Luana, ndërsa shumë prej komenteve kanë theksuar ndryshimin e moderatores nga imazhi i saj me grim dhe të tjerë e kanë komplimentuar.

https://instagram.com/p/BkDsMHlnJph/