LIFESTYLE, 15 Qershor 2018, 13:18

Nusja e Bleros e quan atë ‘kamarieri më i mirë i botës’, çfarë ka bërë ai për të merituar të quhet një shërbyes i zoti?

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të komentuara në estradë. Çifti  ka ditë që po shijojnë pushimet e tyre, ku sipas fotove që ata publikojnë, shihet se po kalojnë momente të bukura në vende luksoze, shkruan Kosovarja.

Afrona po vazhdon të mahnitë me pozat e saj të lezetshme, por sot ajo vjen me një imazh nga Blero. “Kamarieri më i mirë në botë” ka shkruar ajo në një fotografi të postuar në “Instastory”. Teksa shihet Blero duke i sjellë kafe Afronës.

Edhe ky gjest i Bleros e dëshmon dashurinë dhe respektin që ai ka ndaj Afronës. Cilado femër do të dëshironte të kishte një mashkull të tillë në krah.