LIFESTYLE, 15 Qershor 2018, 13:03

Foto/ Moderatorja shqiptare e ftuar në emision me babain e saj: Nuk do i prezantoj çuna kafeje babit por atë që do jetë i denjë për të

Burri në krah të moderatores Einxhel Shkira, është babai i saj më të cilin ka një raport shumë të ngushtë… si dy shokë.

Të dy ata rrëfyen në emisionin “Rreze Dielli” për marrëdhënien e tyre ndërsa sa i takon marrëdhënieve intime që krijon, moderatorja Shkira zbuloi se do i prezantojë të atin vetëm atë mashkull që do zgjedhë ta ketë partner jete.

“Babi më ka thënë një gjë që unë e kam vath në vesh. Nuk dua të njoh cuna nëpër kafe, dua të njoh vetëm njeriun që ti do zgjedhësh, kur ta ndash mendjen”, tha Einxhel ndërsa i ati shpjegoi:

“Pse të thotë Enxhi nesër, unë e bëra gabim, të pyta ty e ti më the mirë”.

Moderatorja ndërkaq shtoi:

“Çdo person që takoj e shikoj me syrin a mund t’ja prezantoj babit këtë person? Dhe s’kualifikohet direkt. Se unë s’mund t’ja prezantoj vetëm se argëtohem unë. Ai duhet të jetë i denjë t’ja prezantoj babit”.