TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Revista satirike javore në Francë, "Charlie Hebdo" ka publikuar një karikaturë tallëse, ndaj presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ku ai shfaqet me të brendshme duke konsumuar një birrë dhe pranë tij, ndodhet një grua e veshur me burka dhe me të pasme të zbuluara, që po shërben pijet.
Kjo kopertinë e Charlie Hebdo, vjen pasi Erdogan sulmoi presidentin francez, Macron, dhe bëri thirrje për bojkotin e produkteve franceze.
Kopertina e revistës satirike, ka sjellë reagimin e ashpër të Ankarasë. Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, ka thënë se publikimi është një përpjekje për të përhapur "racizëm kulturor dhe urrejtje".
"Charlie Hebdo sapo ka publikuar një seri të ashtuquajtura karikatura, të mbushura me imazhe të neveritshme, të cilat supozohet të shfaqin presidentin tonë. Ne e dënojmë këtë përpjekje të neveritshme nga ky publikim, për të përhapur racizëm kulturor dhe urrejtje", thekson ai.
Revista Satirike e ka publikuar në Twitter kopertinën dhe e shpjegon atë me fjalët, "Erdogan: në sektorin privat, ai është shumë komik".
/TPZ.al/
Kopertina e Charlie Hebdo: