AKTUALITET, 27 Tetor 2020, 22:57

Gazetarja Mejdini: Dy fëmijët që erdhën sot në Shqipëri janë të Lavdrim Muhaxherit


Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri dhe që sot janë kthyer në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion” gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, dhe ku rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit famëkeq të ISIS, i vraë disa vite më parë në Siri.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, edhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë