AKTUALITET, 29 Shtator 2020, 16:36

Katër persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 127 raste të reja

Katër persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët

Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë katër persona. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve.

Në total, numri i viktimave nga Covid-19 në vend shkon në 384.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 127 raste të reja me Covid. Ditën e sotme janë shëruar 103 qytetarë të prekur nga koronavirusi.