AKTUALITET, 29 Shtator 2020, 15:12

Infektohen me Covid-19 tre infermierë dhe dy mjekë në qendrën shëndetësore në Elbasan

Infektohen me Covid-19 tre infermierë dhe dy mjekë në

Tre infermierë dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore të lagjes "Skendërbej" në Elbasan, janë konfirmuar me koronavirus.

Pas daljes së përgjigjes së tamponit ata janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Personeli i vetëkarantinuar është zëvendësuar me personel tjetër dhe shërbimi vazhdon normalisht në qendrën shëndetësore të lagjes Skënderbej.

Ditën e hënë u konfirmuan 15 raste të reja me Covid-19 në Elbasan, ndërsa aktivë me virusin në këtë qytet janë 318 persona. 26 persona nga Elbasani kanë humbur jetën nga SarsCov2.