TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak kohë më parë, UEFA vendosi të dënonte Çelsin për shkak të merkatos së blutë e Londrës kishin bërë.
Londinezët kishin transferuar futbollistë nën moshë duke thyer shumë rregulla të vëna nga UEFA dhe në këtë mënyrë, klubi londinez mori një dënim për bllokimin e dy merkatove.
Në këtë mënyrë, në verë Çelsi nuk afroi asnjë futbollist por këtë vendim e apeloi në “KAS”. Gjykata e Arbitrazhit sportiv ka vendosur që të hedhë poshtë vendimin kundër Çelsit dhe i është pezulluar dënimi që ka dhënë UEFA në janarit e vitit të shkuar.
Gjykata e arbitrazhit sportiv ka vendosur të lërë në fuqi gjobën monetare ndërkohë që blutë e Londrës kanë të drejtë të ndërhyjnë në këtë merkato janari.
Pritet që presidenti Abramoviç të ndërhyjë fuqishëm në merkato dhe të bëjë përforcime të shumta duke parë edhe pozicionin e Çelsit në klasifikim.