TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, një nga familjet më të prekura ishte ajo Lala.
Rama publikoi një video nga akomodimi i kësaj familje, pas shkatërrimit të banesës nga tërmeti.
Rama teksa iu tregoi familjarëve banesën e tyre të re, i dha edhe urdhër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt që të nesërmen të çohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe personalisht të vinte në godinë për të lyer shkallët, pasi sipas tij muret ishin të papastra.
Por a ka ndodhur në të vërtetë kjo, a janë lyer shkallët e pallatit dhe a janë hequr “shkarravinat” për të cilat u ankua Rama?
Emisioni “Boom”, ka shkruar në këtë pallat, ku rezulton se urdhri i Ramës nuk është zbatuar. Muret janë sërish me shkarravina dhe Veliaj mesa duket nuk e ka lyer shkallën.