AKTUALITET, 23 Shtator 2020, 14:50

FNSH dhe RENEA kontrolle në të gjithë vendin, momenti kur “Shqiponjat” rrethojnë AUDI-n luksoz

Policia ka bërë bilancin e masave ndëshkimore të vendosura përgjatë orëve të fundir për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin.

Në zbatim këtij plani janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Policia njofton se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 75 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Nga pamjet duket edhe momenti kur forcat Shqiponja ndalojnë për kontroll një automjet tip Audi.

“Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike etj.

Gjatë orëve të fundit janë kapur dhe vënë në pranga persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe armë zjarri.