TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në Itali dhe ka krijuar mjaft ankth edhe tek qytetarët në Shqipëri. Në momentet e para të infektimit bëhet izolimi në shtëpi ose ndryshe karantina. Për 14 ditë duhet bërë izolimi për të mësuar nëse jeni të infektuar ose jo. Por si duhet të silleni në kushtet e karantinës në shtëpi?
1.Lani duart shpesh
Masa paraprake e parë është të lani duart shpesh. Në çdo moment që teshtini duket të shkoni me urgjencë në banjo dhe të lani duart.
2. Dezinfektoni ambientet shtëpiake
Me detergjentët e duhur duhet që të dezinfektoni të gjithë shtëpinë. Veçanërisht banjën dhe kuzhinën, me zbardhues ose hipoklorit të natriumit. Ende nuk dihet nëse virusi mund të transmetohet me rrugë të tjera, përveçse nga ajri. Kështu që mirë është të merrni masa.
3. Shmangni konkatet
Mos i jepni dorën personave që takoni dhe shmangni kontaktet në përgjithësi me të tjerët.
4. Ushqimi
Infeksioni nuk transmetohet përmes ushqimit por është mirë t’i përmbahemi disa rregullave higjenike. Lajini gjithmonë ushqimet para se t’i konsumoni, megjithatë nuk ka raste se virusi është përhapur nga ushqimi.