AKTUALITET, 18 Maj 2021, 11:08

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Ambasada e SHBA në Prishtinë: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada Amerikanë në Kosovë ka reaguar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Ambasada shprehet se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Më tej shton se suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA Amerikanë është një fitim për sundimin e ligjit.

Ja çfarë shkruan Ambasada e SHBA:

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s.

Fitore e madhe për sundimin e ligjit”.