AKTUALITET, 18 Maj 2021, 10:32

Autoritetet italiane nxjerrin pamjet: Si ndoqëm dhe kapëm 400 kg kokainë në Kosovë

Autoritetet italiane nxjerrin pamjet: Si ndoqëm dhe kapëm 400 kg

Një sasi prej të paktën 400 kg kokainë u kap në Kosovë, falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

Sasia marramendëse e kokainës ishte ngarkuar në Amerikën Latine, ndërsa vinte nga Brazili në një kontejner me banane.

Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, shpjegon si është kapur droga. GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtarë duke mos e kapur drogën.

Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.