AKTUALITET, 22 Mars 2020, 20:15

Kaos në burgjet e Kolumbisë, të burgosurit kërkojnë të arratisen, deri tani 23 të vdekur

Kaos në burgjet e Kolumbisë, të burgosurit kërkojnë

Kaos në burgjet e Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se, të burgosurit kanë nisur një revoltë, ku deri tani flitet për 23 të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Instituti Kombëtar i Ndëshkimeve dhe Burgjeve shprehet se në të gjithë vendin kanë nisur protesta.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është penguar një përpjekje masive për t’u arratisur, pasi shprehen se mund të jenë të prekur nga COVID-19. Por, ministria shprehet se deri tani asnjë i burgosur nuk është i infektuar.

https://twitter.com/WRadioColombia/status/1241562412505092096