TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri britanik Boris Johnson, ka lajmëruar se personat që janë më të rrezikuar nga koronavirusi, për shkak të moshës së tyre, apo sëmundjeve bashkëshoqëruese, do të kontaktohen nga autoritetet dhe Shërbimi Shëndetësor dhe do t'u kërkohet të karantinohen për 12 javë. Bëhet fjalë për persona, të cilët autoritetet e dinë se kanë një rrezikshmëri më të lartë, nëse infektohen me Covid-19, sepse marrin shërbim shëndetësor, ose për shkak të moshës së tyre.
Qeveria nuk ka vendosur izolimin e të gjithë qytetarëve, por ka kërkuar të ndiqen rregullat e "distancimit" social, që nënkupton se njerëzit nuk duhet të marrin pjesë në grumbullime dhe se duhet të qëndrojnë 2 metra larg njëri tjetrit.
Autoritetet britanike, njoftuan se personat që do të konsiderohen më të rrezikaur dhe do të karantinohen, do t'ju çohet ushqimi dhe ilaçet në shtëpi.
/TPZ.al/