TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Lulzim Basha, ndërsa Shqipëria vendosi rekordin ditën e sotme me 13 raste të reja me koronavirus ka bërë thirrje për tri masa të menjëhershme që duhet të merren si shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, plan masash për mënyrën e operimit të bizneseve të domosdoshme për qytetarëve dhe marrjen e masave për të garantuar kushtet jetike për qytetarët.
Lideri opozitar thotë se pa u bërë tepër vonë duhet vepruar dhe për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë.
STATUSI I LULZIM BASHËS
Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.
Duhen marrë masa të menjëhershme:
Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.