AKTUALITET, 9 Janar 2021, 09:24

“3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i jashtëzakonshëm”, Kryemadhi takim me banorë të kryeqytetit: Pajisuni me karta ID, verifikoni emrin në listat e zgjedhjeve

“3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me banorë të njësisë numër 3 në kryeqytet, nga ku u deklarua e bindur se votat për LSI në këtë njësi në 25 prill do të jenë të 3-4 fishuara.

Kryemadhi vuri theksin tek rëndësia që ka për të gjithë qytetarët aplikimi për kartat e identitetit dhe të verifikojnë emrat në listat zgjedhore, me qëllim që të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo, për Kryemadhin “nuk është thjesht ide e stabilitetit të votave, sesa është tek ideja e përfshirjes së njerëzve që të shkojnë të marrin pjesë në votime, të jenë pjesë e angazhimit, të pajisen me kartën e identitetit, verifikimet në lista”.

“Sigurisht që edhe votuesit për herë të parë që për ne kanë qenë dhe janë gjithmonë pjesa kryesore e rritjes së votës.

Dje unë pata një konsultim me djemtë dhe vajzat e LRI-së, që kanë një eficiencë shumë të madhe me votuesit për herë të parë, të përfshirë edhe ato në gjithë sensibilizimin drejt 25 prillit, që është shumë e rëndësishme.

Kështu që, unë jam e bindur që 3-4 fishimi i Njësisë 3 do të jetë i jashtëzakonshem, sepse ajo ndihet që nga fakti që që në 7 të mëngjesit ne jemi bërë këtu më shumë se ç ‘duhet, por që jemi ndarë në grupe-grupe për shkak të rregullave anti-covid”, tha kryetarja e LSI.