TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edmond Bego, biznesmeni me disa emra, i arrestuar teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri do te mbahet ne burgun grek deri sa ndaj tij te kete nje kerkese nga Italia.
Në seancën e sotme në ngarkim të tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
“BalkanWeb” bënë me dije se Bego i cili rezulton me disa emra dhe një biznesmen i suksesshëm në Shqipëri ka pranuar për policinë greke se është personi i kërkuar por ka deklaruar se e ka kryer dënimin.
“Po unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar emrin por për këtë çështje që më arrestoni unë e kam bërë burgun njëherë në Shqipëri”, ka deklaruar gjatë arrestimit 48-vjeçari.
Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.
Ky arrestim shkaktoi një furtunë deklaratash politike në vend, me akuza dhe kundër akuza.