TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha se takimi ishte kënaqësi e posaçme për të, duke theksuar se kaluan si dy miq të vjetër dhe patën dakordësi në çdo pikë.
“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama në “Facebook”.
Megjithatë vlen për t’u theksuar që në zgjedhjet e Malit të Zi Rama doli hapur dhe në mbështetje të Milo Gjukanoviçit, dhe jo të opozitës pjesë e së cilës ishte Abazoviç. “Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas”, do të shprehej Rama asokohe.
