AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 12:05

Kërkoi të ishte i pranishëm dhe avokati i tij, shtyhet sërish seanca gjyqësore për Adriatik Llallën. Ja kur do të zhvillohet

Kërkoi të ishte i pranishëm dhe avokati i tij, shtyhet


Shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lallën. Mësohet se seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 29 korrik.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të premte, Adriatik Llalla ka kërkuar që të ishte i pranishëm dhe avokati i tij i cili mungonte.

Katër ditë më parë u ndryshua dhe trupa gjyqësore që do të gjykojë dosjen e ish-kryeprokurorit. Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë dhënë dorëheqjen dhe në vend të tyre u vendosën Miliana Mucca dhe Enton Dhimitri.

Arsyeja e dorëheqjes është se ata kanë qenë pjesë e trupës gjykuese që kanë vendosur sekuestron e pasurive të ish-kryeprokurorit.

ÇËSHTJA E ISH-KRYEPROKURORIT ADRIATIK LLALLA

Aktualisht ish-kryeprokurori ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e tij me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Ai është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim ndaj çdo funksioni publik.

Vendimi u dha më 20 maj. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës, për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Paralelisht, Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro. Fillimisht, Llalla u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Por në përfundim të hetimeve, tri prej këtyre akuzave duket se nuk u arrit të provohen, dhe gjithçka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë, i konsideruar më shumti një kundërvajtje penale që sipas legjislacionit shqiptar dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.

Hetimi pasuror ndaj zoti Llalla u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vendim theksohet se Llalla do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, menjëherë sapo të marrë formë të prerë. GJKKO e shpalli fajtor Adriatik Llallën për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Ndërsa pasuritë që i ishin konfiskuar nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, me vendim të datës 20 korrik 2018, i kaluan shtetit.