AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 12:04

Dekonspiroi operacionin gjerman, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për ish-nr. 2 të OFL-së, Artan Shkëmbin. Ja çfarë kërkon organi i akuzës

Dekonspiroi operacionin gjerman, Prokuroria e Tiranës përfundon


Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-nr.2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbin dhe ka çuar dosjen e tij për gjykim.

Sipas News24, mësohet se Prokuroria ka kërkuar sërish pezullimin nga detyra të Shkëmbit.

Shkëmbi akuzohet për nxjerre të informacionit të autoriteteve gjermane.

Ndërkohë autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania