TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm 1 km radhë automjetesh kanë ngelur pa kaluar doganën e Kakavijës, për të mbërritur në shtetin grek.
Mësohet se në orën 22:00, kur është caktuar edhe fundi i punës nga pala greke, do të kenë kaluar të gjithë qytetarët që presin në radhë, duke i dhënë fund makthit të 5 ditëve pritje. Nga mbrëmja e kaluar e deri më tani kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.
Pala greke u tregua tolerante duke lejuar kalimin e kuotës vetëm për sot. Duke filluar nga nesër, kushdo që shkon në Greqi ka një javë detyrim në karantinë dhe duhet të paraqesë përgjigjen negative të testit të Covid-19.