LIFESTYLE, 15 Korrik 2021, 08:43

Ka festë në familjen e Lulzim Bashës, Aurela ndan foton nga ditëlindja e të bijës


Viktoria, vajza e vogël e Aurela dhe Lulzim Bashës festoi ditën e djeshme 10-vjetorin e lindjes.

Bashkëshortja e kryedemokratit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga festa për përvjetorin e lindjes së të bijës.

Mbi foto ajo ka bashkangjitur edhe një urim. “Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Aurela Basha.

Çifti janë prindër të dy vajzave, Viktorias dhe Dafinës