LIFESTYLE, 14 Korrik 2021, 10:11

Ndahen çifti i njohur i showbizit shqiptar? Detajet që ngritën dyshimet


Çifti, Fidan Gashi dhe Rita Haziri po përjetojnë krizë në lidhjen e tyre.

Pritej që ata të kurorëzoheshin me martesë, duke qenë se në bashkëpunimin e fundit “Ty t’ka rritur Nana”, Fidani i propozoi Ritës me një unaz të çmuar.

Dyshja në rrjetet sociale nuk ndiqen më, gjithashtu, Rita i ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Fidanin, ndërsa ky i fundit nuk ka vepruar njësoj.

Ndërsa, lëvizja e fundit ishte nga Fidani i cili publikoi këngën, “Sjena mo”, ku flet për dashurinë dhe ndarjen. Fansat shpresojnë të jetë diçka kalimtare dhe çifti të kthehen sërish bashkë.