TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus do të luajë këtë të enjte me Rennes në sfidën e javës së tretë të Europa League. Zonja e Vjetër shpesh gjatë këtij sezoni i është dashur të përmbysë rezultatin dhe trajnerit Luciano Spalletti i është dashur që t’i përgjigjet një pyetjeje në lidhje me këtë aspekt.
'Nuk ka asnjë arsye specifike. Çdo ndeshje ka historinë e saj dhe duhet të jetë në gjendje të reagojë ndaj situatave të ndryshme sa herë e krijon kundërshtari-tha Spalletti-duhet të jesh brenda pasojave të propozimeve kundërshtare, të dish kur të ushtrosh presion ose kur të presësh. Duhet të jemi më të qartë kur bëjmë një zgjedhje. A janë futbollistët në anën time? Unë jam brenda diskutimeve që bëjnë. Në takimin e fundit i lashë të flisnin për të shumë për të pasur sa më shumë informacione që të jetë e mundur për t’i ndihmuar që të mos e ulur nivelin e tyre gjatë ndeshjeve. Mora konfirmimin e ndershmërisë dhe seriozitetit në mendimet e tyre, janë shfaqur disponibël për të treguar më shumë gjëra dhe të përfshijmë më shumë variacione në ndeshje’.
Më pas Spalletti foli për formacionin duke konfirmuar praninë e Kolo Muani dhe Woltemade.
‘Nesër Kolo Muani dhe Woltemade do të luajnë si titullarë-tha Spalletti-Çfarë varet nga une? Gjithçka, jam unë ai që bëj formacionin, si vendosen lojtarët në fushë, përcaktoj taktikën. pastaj ndeshja zhvillohet brenda fushës dhe merr një formë që jo gjithmonë e parashikon dhe aty duhet të ndërthuret arsyetimi i skuadrës me njohuritë, perceptimin në parashikimin e diçkaje.
Ndonjëherë ka ndodhur që të vonohemi në daljen për presion dhe, në këto raste, nuk duhet ta bëjmë fare, sepse përndryshe krijohet hapësirë mes reparteve dhe kundërshtarët mund të të sulmojnë drejtpërdrejt.
Në zgjedhje të tilla është e nevojshme që lojtarët të ndihmojnë njëri-tjetrin, kush shkon të ushtrojë presion duhet të dijë që të tjerët mund ta mbështesin dhe ata në prapavijë duhet të shtyjnë për të ndihmuar ata që ushtrojnë presiinin për të mos mbetur në qarkullimin e topit të kundërshtarëve. Dhe këto gjërja është e nevojshme të dihen në momentin e zhvillimit’