TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juliana Pasha ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe profesionale.
E ftuar në “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”, teksa foli për historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin, Juliana rrëfeu dhe sfidën më të madhe që po kalon në jetë.
Këngëtarja tregoi se brenga më e madhe është mosardhja në jetë e një fëmije, ndërsa shtoi se shpreson shumë tek Zoti që një ditë të bëhen prindër.
Edhe nëse Zoti nuk i gëzon me fëmijë, Juliana tha se ka Odesën, vajzën e bashkëshortit nga martesa e parë, të cilën e do shumë.
“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije.
Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presim dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.”, u shpreh Juliana.