TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmes një video të publikuar në facebook, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan sot se Integrimi nuk është peng i BE-së, por i Edi Ramës.
“Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës.”- shkruan Tabaku ndërsa akuzon kryeministrin si të vetmin përgjegjës.
Postimi i plotë:
Edi Rama pengon integrimin e Shqipërisë në BE!
Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE por i keqqeverisjes së Edi Ramës.
Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës.
Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar!