AKTUALITET, 31 Janar 2020, 22:59

VIDEO/ Brukseli heq flamurin britanik në ditën e fundit të Mbretërisë së Bashkuar në BE

VIDEO/ Brukseli heq flamurin britanik në ditën e fundit të

E premtja ishte dita e fundit e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian. Në Bruksel u hoq edhe në mënyrë simbolike flamuri britanik nga rreshti i anëtarëve të tjerë të Unionit. Heqje të ngjashme ndodhën edhe në ndërtesat e tjera të BE-së.

Shefat e BE-së janë shprehur të trishtuar ndërsa momenti historik po afrohej. Ata shprehën dëshirën e tyre për të rregulluar bllokun pasi të reduktohet në 27 shtete anëtare.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pranoi se ata do të punojnë për të siguruar që një Evropë e bashkuar të jetë më e popullarizuar në vendet anëtare, në mes të shqetësimeve në rritje në vende si Greqia dhe Italia.

Pavarësisht se mes BE-së dhe MB-së ka një marrëveshje për termat e Brexit, palët duhet të vijojnë të diskutojnë lidhur me mardhënien e tyre të ardhshme, në një periudhë e cila do të konsiderohet si "periudha tranzitore" dhe duhet të përfundojë më 31 Dhjetor 2020. Gjatë periudhëz tranzitore, Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të ndjekë dhe zbatojë të gjitha rregullat e BE-së dhe mardhëniet e tyre tregtare do të mbeten të njëjta.

https://youtu.be/3Ipn9uwabxQ