TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brexit është një këmbanë alarmi historike për Europën që të bëhet sa më e thjeshtë dhe demokratike, tha Presidenti i Francës, Emanuel Makron pak orë para daljes zyrtare të Britanisë se Madhe nga Bashkimi Europian.
Macron deklaroi se praktikisht nuk do të ketë ndryshime në lidhjet midis dy shteteve, por palajamëroi se nuk do të jenë të njëjtat marrëdhënie.
''Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Europian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta.''
"Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë.
Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shërbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona,"-u shpreh Makron.
Ai tha se 27-të vendet e mbetura të BE duhet ta bëjnë Evropën "më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian."