TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi ka qenë sot e ftuar në emisionin ‘Rudina’, për të rrëfyer për jetën e saj, djalin dhe lidhjen e saj me bashkëshortin, Alexandare.
Ajo tregoi se burri i saj nuk ka qenë pranë saj në momente të rëndësishme, as në lindjen e djalit dhe se puna për të është kryesore.
“Ne jetojmë të ndarë. Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjesinë 100% për jetën familjare. Ai nuk është një baba normal”.- shtoi ajo.
Ajo rrëfeu se statusi i nënës e ka ndryshuar si njeri dhe ajo ka kuptuar çfarë është e drejt e çfarë jo. Pas lindjes së djalit ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes treshe.
“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”.