LIFESTYLE, 16 Prill 2019, 10:29

Memet më pikante/ ”Zoti Ngjela kush e dogji Katedralen?!”, ironia në rrjet pas pikëllimit të politikanëve


Zjarri i rënë në Katedralen e Parisit ka nxituar reagime dhe në Shqipëri.

Ndërkohë që shumë njerëz të politikës dhe medias në vendin tonë kanë shprehur keqardhjen e tyre në rrjetet sociale për këtë ngjarje në Francë, faqet e memeve dhe aktivistë të ndryshëm nuk kanë lënë pa thumbuar politikanët.

Sipas aktivistit Genc Sekjo, kryeministrit Rama i vjen keq për Katedralen në Paris ndërsa për teatrin Kombëtar, i cili është një monument historik për Shqipërinë, dhe që ai po e prish me duart e veta, jo.

Faqja Brryli Broadway gjithashtu ka hequr paralelizma midis aktualitetit politik në Shqipëri dhe ngjarjes së ndodhur në Paris.