LIFESTYLE, 16 Prill 2019, 14:00

FOTO/ Është një nga më të famshmit, por reperi shqiptar dikur punonte si pastrues


Padyshim që një nga reperët më të njohur shqiptarë dhe më të suksesshmit është Gashi, kënga e fundit e të cilit, “My year”, po kthehet në një hit.

Së fundmi, Gashit i është dedikuar një artikull në “The New York Times”, ku flitet për familjen e tij shqiptare dhe për rrugëtimin e tij drejt famës.

Në këtë artikull, thuhet se Gashi dikur bënte një punë të thjeshtë, si një pastrues, për të dhënë para në shtëpi. “Disa vjet më parë, reperi në ngjitje ishte një pastrues.

Tani ai ka miliona dëgjues dhe një marrëveshje me RCA Records”, thuhet në artikullin për Gashin. Gjithashtu, aty shkruhet se para se të vendosej përfundimisht në Brooklyn në moshën 11 vjeçe, Gashi dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende.

Gashi filloi të bëhej i njohur për publikun që pas një videoje që nëna e tij kishte filmuar ku ai shfaqej duke kërcyer e cila u bë virale në rrjetet sociale dhe në këtë moment ai nënshkroi kontratën me labelin e famshëm ‘Roc Nation’.