TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.
Ky donacion është dhuruar nga Qeveria e Japonisë. Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.
Vlera totale e donacionit kap shumën 810,000 euro. Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.
Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.