AKTUALITET, 22 Qershor 2021, 14:26

Ankimimi i vendimit për Elisabeta Imerajn, Soreca: Mbështesim rekomandimet e ONM, të rishqyrtohet me pavarësi çështja

Ankimimi i vendimit për Elisabeta Imerajn, Soreca: Mbështesim

Pas SHBA, edhe BE reagon pas rekomandimit të ONM drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, thekson se mbështet plotësisht rekomandimet e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim të vendimit të KPK mbi Imerajn, duke kërkuar që çështja të shqyrtohet me integritet dhe pavarësi.

Reagimi i Sorecës:

Sot, më 21 qershor 2021, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u kanë rekomanduar Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Vëzhguesit Ndërkombëtarë vlerësojnë se kritikat e gjetura në këtë rast imponojnë rishikimin e vendimit të KPK nga Dhoma e Posaçme e Apelimit, për të siguruar integritetin, pavarësinë dhe tërësinë e procesit të verifikimit.

Bordi i ONM dhe organet e tij përbërëse, qeveria e SHBA dhe Komisioni Evropian mbështesin plotësisht rekomandimet e Vëzhguesve Ndërkombëtarë.

Në përputhje me rolin e tij sipas Kushtetutës, ONM ka bërë 18 rekomandime për apelim.

ONM mbetet e përkushtuar në rolin e tij kushtetues për të mbrojtur dhe mbështetur integrimin e procesit të Vettingut përmes mjeteve ligjore në dispozicion dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me organet e Vettingut.