TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese. Çdo ditë raportohen në vend qindra të infektuar dhe, për fat të keq, ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave.
Për këtë arsye, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka dërguar një mesazh për Kosovën ku shpreh shqetësimin e madh në lidhje me situatën e rëndë që po kalon vendi.
Bashkë me lutjet për kujdes maksimal të higjienës, ruajtjen e distancës fizike, por edhe mbajtjen e maskës, Rita tha se mezi pret të kthehet në Kosovën pa virus për të kënduar për popullin e saj.
“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me Covid-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.
Unë e vendos maskën sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendoseni maskën! Ju dua!”, ka thënë ajo.