TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy ditësh po qarkullon lajmi se moderatorja Dojan Mema nuk do të jetë më në ‘Top Channel’, pasi emisioni i saj nuk do të rifillojë këtë sezon.
Mirëpo pas largimit nga ‘Top Channel’, Dojna duket se është bërë nostalgjike dhe përmes opsionit pyetje-përgjigje në “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjes se kur ka qarë për herë të fundit dhe se cili ka qenë momenti më i sikletshëm në skenë.
“Nuk jam tip që qaj, i shpreh emocionet ndryshe. Momenti më i sikletshëm në skenë ka qenë kur bëra hapjen e “ The Voice Kids 3” live dhe dola me atlete se harrova të vesh takat”, shprehet Donja.
Dojna vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale, ku poston foto nga pushimet e saj që mesa duket kanë qenë një reflektim edhe për ndryshime të reja.
Së fundmi u konfirmua largimi i saj nga televizioni ku ajo u shfaq për herë të parë dhe ku u aprovua si një gazetare dhe më pas si moderatore.