LIFESTYLE, 27 Gusht 2020, 16:53

Pesë vite bashkë, Andrra publikon foton nga dasma dhe i dedikon fjalët romantike Sinanit

Pesë vite bashkë, Andrra publikon foton nga dasma dhe i dedikon

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar. Ditën e sotme ata festojnë 5-vjetorin e martesës dhe nuk kishte se si të mungonin dedikimet publike. Ka qenë Andrra që ka bërë një të tillë në Instagram, duke postuar një foto nga momenti kur i thanë njëri-tjetrit “Po”. Bukuroshja ka shkruar edhe disa fjalë, të cilat kanë ngjallur shumë emocion te ndjekësit. “5 vite me pare, ne altarin e dashurise u betuam mes emocionesh per lumturi te perjetshme, te cilen e deshmoj cdo dite pakursim. Kemi bekimin e zotit, per ajrin e dashurise qe frymojme dhe rrjedhen e pafundme te casteve qe se bashku perqafojme. Je buzeqeshja ime qe kurre s’do te venitet, je loti im i gezimit! S’me tremb asnje dallge e jetes, sa kohe streha ime je ti! Jemi festa e jetes se njeri-tjetrit, gezuar dashuri,” ka shkruan Andrra në postim. Kujtojmë që sot çifti janë prindër të një djali të quajtur Ansi.