LIFESTYLE, 21 Shkurt 2020, 10:22

VIDEO/ Ja pse Ronela Hajati dhe Young Zerka fshehën historinë e dashurisë

VIDEO/ Ja pse Ronela Hajati dhe Young Zerka fshehën historinë e


I ftuar në emisionin “Glamour Zone” këngëtari Young Zerka ka folur dhe për lidhjen e tij të gjatë prej pesë vitesh me Ronela Hajatin.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se pse nuk e kanë rrëfyer lidhjen e tyre por e kanë mbajtur hermetike, Young Zerka ka treguar se një nga faktorët ka qenë shmangia e pyetjeve të shumta që do të dilnin në pah.

Ester Bylyku: Kam dëgjuar që ti dhe Ronela për një kohë të gjatë, nuk e keni pranuar lidhjen, sepse nëse do ta pranonit, atë mbase nuk do ta ftonin më në koncerte, dhe figura e saj nuk do të ishte aq joshëse. Është e vërtetë kjo?

Young Zerka: Nuk është vetëm kjo pjesë, sepse jashtë çiftet më të famshme janë Cardi B, me Offset.

Por këtu në Shqipëri është më pak e theksuar, të bëjnë shumë pyetje ‘jo po kush e bën kafen e mëngjesit’. Më kupton?