LIFESTYLE, 7 Korrik 2018, 10:35

Ja çfarë mendon Bleona për këngën e Elvana Gjatës

Bleona Qerreti dhe Elvana Gjata janë dy nga vajzat më të komentuara të shoëbiz-it, e njëkohësisht këngëtare të famshme që dinë gjithnjë të bëjnë lajm. Së fundmi ato kanë rrëmbyer të gjithë vëmendjen e publikut shqiptar më këngët më të fundit që kanë nxjerrë në treg: Bleona ka ardhur me “I don’t need your love” dhe Elvana më në fund e ka publikuar këngën e shumëpërfolur në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe John Shahu, “Mike”.

https://www.instagram.com/p/BkuP8EZjIwZ/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=15ehoi437s36r

https://instagram.com/p/BknrowOH-mp/?utm_source=ig_embed

Këngët e sapo publikuara kanë tendencën të kthehen menjëherë në të preferuarat, por ndërsa Elvana shijon suksesin e hitit të saj të ri, Bleona i thotë që kënga e saj e preferuar është një tjetër që ajo e ka publikuar më parë.

Dje në Insta Story Bleona ka shprehur fiksimin e saj për “Gjërat kanë ndryshuar”, një nga këngët kjo pjesë e albumit më të fundit të Elvanës. Bleona shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar ndër të gjithave dhe se e dëgjon gjithë kohës.

Është këndshëm kur artistët mbështesin dhe tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin./Opinion.al