LIFESTYLE, 6 Korrik 2018, 11:20

Foto/ Aulona Musta kap burrin mbi gjoksin e një tjetre, moderatorja bëhet si e cmendu

Aulona Musta njihet si një ndër moderatoret që flet pa dorashka, ç’ka e kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun. Gjithashtu ajo është edhe ndër më të ndjekurat në Instagram ku është çdo ditë shumë aktive. Fotot e fundit të Aulonës kanë tërhequr shumë vëmendjen. Moderatorja ka publikuar disa nga momentet më të bukura e më ‘funny’ me bashkëshortin e saj.

Në një prej fotove çifti shfaqen në plazh, bashkëshorti i Aulonës shihet me gjuhën jashtë mbi gjoksin e një vajze prej rëre ndërsa moderatorja shfaqet me thikë në dorë.

“Dy të çmendur bashkë nuk mund veçse të jenë të lumtur”, shkruan Aulona.