LIFESTYLE, 6 Korrik 2018, 10:35

“Çmendet” rrjeti, Andrra Destani poston foto me bikini

Ajo është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Veçse si bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra Destani ka rrëmbyer gjithmonë vëmendje me pamjen e saj të bukur.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku poston foto e video të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi Andrra ka treguar se ka filluar pushimet në jug të vendit.

Gjithashtu ajo ka guxuar të postojë një foto me rroba banje duke lënë pa fjalë ndjekësit e saj të shumtë. Edhe pse fotoja është bërë në perëndim të diellit dhe trupi i saj nuk duket qartë, kuptohet se format e saj prej mamaje janë perfektë.

Ndjekësit e saj të shumtë kanë shpërthyer me komente duke e komplimentuar.