AKTUALITET, 8 Dhjetor 2018, 10:43

‘’Iu iku jeta duke paguar babëzinë e tre njerëzve”, reagimi i fortë për protestën: Studentët kanë lindur kur Rama ishte…

‘’Iu iku jeta duke paguar babëzinë e tre

Mesazhet mbështetëse për protestën e studentëve kanë qenë të shumta dhe në rrjetet sociale, duke përkrahur këtë revoltë që ka hyrë në ditën e pestë të saj.

Një prej tyre është dhe politologu Endri Shabani, i cili shkruan se studentët që protestojnë sot iu ka ikur rinia duke paguar babëzinë e tre njerëzve që janë Berisha, Rama dhe Meta.

“Studentet që protestojnë sot, kanë lindur kur Rama ishte ministër, Meta kryeministër dhe Berisha president. Iu iku rinia duke paguar babëzinë e tre njerëzve”, shkruan Shabani.

Më tej ai komenton dhe deklaratat e disa aktivistëve se asgjë nuk është politike në protestën e studentëve, duke shpjeguar:

Termi “Politik” vjen nga Polis, dhe eshte perdorur nga Aristoteli per te nenkuptuar “punet e qytetit”. Cdo ceshtje qe perfshin permiresimin e jetes se perbashket eshte politike. E kush nuk e di këtë, përvec nja dy pedagogeve të shkencave politike?