TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29-vjeçar ka rënë në prāngat e policisë pasi iu gjetën në banesë një sasi drōge. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se i riu me inicialet A. Gj., akuzohet se shpërndante doza të vogla droge. Ndërkohë, u sekuestruan rreth 7 kg lëndë narkōtike kanābis.
Në kuadër të operacionit “Befasia”, bazuar në informacione të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit A. Gj. dyshohej që kishte lëndë narkōtike, menjëherë është organizuar puna e strukturave përkatëse për kontrollin e banesës së tij në lagjen “Partizani”, Vlorë.
I riu sapo ka kuptuar se po afroheshin shërbimet policore, ka tentuar të largohet me vrap, por falë veprimeve të shpejta policore është bërë e mundur ndjekja dhe kapja e tij në flagrancë, në një nga rrugicat aty afër. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkōtikëve”.
