BOTA, 18 Janar 2021, 18:15

Italia regjistron 8,824 raste me Covid-19 në 24 orë, 377 qytetarë humbën jetën

Italia regjistron 8,824 raste me Covid-19 në 24 orë, 377 qytetarë


Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 8,824 raste të reja me koronavirus, nga 158,674 teste të kryera.  Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se shkalla e pozitivitetin në vend është 5.6%.

Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 377 qytetarë, njëlloj si  një ditë më parë. Kurse 14,763 persona të tjerë e fituan betejën me sëmundjen.

Numri i personave të shtruar në spitale po rritet. Të paktën 41 pacientë më shumë u shtruan sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 127 të tjerë u shtruan në pavijonet e tjera Covid. Në total, Italia numëron rreth 2.4 milionë të infektuar dhe 82,554 viktima.