BOTA, 9 Janar 2021, 11:14

Zjarr në spital, humbin jetën 10 foshnje të porsalindura


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin në Land Maharashtra në Indi. Një zjarr ka përfshirë njësinë e kujdesit intensiv për foshnjat e sapolindura dhe si pasojë ka shkaktuar vdekjen e 10 foshnjeve.

Ndërkohë, një kirurg i këtij spitali është shprehur se nga zjarri kanë shpëtuar shtatë foshnje.

Ndërsa, policia shprehet se zjarri në njësinë e kujdesit intensiv dyshohet se erdhi për shkak të një defekti elektrik.