TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 21,994 raste të reja me koronavirus, nga 174,398 teste të kryera.
Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë edhe 221 qytetarë.
Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është Lombardia ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993).
Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.