AKTUALITET, 27 Tetor 2020, 17:15

Alarm në Shqipëri, shtatë persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Alarm në Shqipëri, shtatë persona humbin jetën nga Covid-19


Situata e Covid-19 në Shqipëri vijon të rëndohet. Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me këtë sëmundje shtatë persona dhe janë infektaur 284 të tjerë.

Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë nga ky virus, 487 persona.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19,729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10,808 janë shëruar.

Shqipëria po përgatitet të hapë spitalin Covid 3, pasi aktualisht kapacitetet e dy spitaleve ekzistuese po ezaurohen. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për respektimin e masave të distancimit social dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Raste të reja ditore: 284 persona

Të shëruar ne 24 orë: 103 persona

Të shtruar në spitale: 285 persona

Humbje jete në 24 orët e fundit:  7 persona

Testime ditore: 1278

Testime totale: 119,607

Raste pozitive: 19,729

Raste të shëruara: 10,808

Raste Aktive: 8,434

Humbje jete në total: 487