BOTA, 14 Nëntor 2020, 22:43

Paralajmërimi pesimist i Angela Merkel: Dimër i vështirë, virusi do të jetë në jetët tona për shumë kohë

Paralajmërimi pesimist i Angela Merkel: Dimër i vështirë,


Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron një dimër të vështirë përballë shifrave në rritje të të të infektuarve nga Covid-19. Në një deklaratë që ka bërë sot, kancelarja thotë se virusi do të jetë në jetët tona për një kohë të gjatë.

“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne. Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë edhe për shumë kohë”, tha Merkel.

Të hënën Gjermani pret një takim tjetër për të vlerësuar efektet e mbylljes së parë që nisi më 3 nëntor. Vendi u fut në një mbyllje të pjesshme e cila mund të pasohet me shtyrje të afatit ose me shtim të masave anti-covid.