AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 19:34

Itali, rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, dhjetë të vdekur

Itali, rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit,

Dhjetë víktíma dhe 1397 raste të reja është bilanci nga COVID-19 në Itali në 24 orët e fundit. Shifrat e ditës së fundit janë më të larta krahasuar me ato të një ditë më parë ku u regjistruar 1326 të infektuar dhe 6 viktima.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 92 mijë tamponë, pak më pak nga një ditë më parë kur testimet arritën në mbi 100 mijë.

Megjithatë, lajmi i keq vjen nga terapitë intensive ku 11 persona të tjerë janë shtruar në spitale për mjekim më të specializuar. Ministria e Shëndetësisë raporton se që nga nisja e epidemisë në mbarë vendin janë kryer më shumë se 8.9 milionë testime.