AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 19:17

Motori përplaset me një biçikletë në aksin Korçë-Ersekë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Motori përplaset me një biçikletë në aksin

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin nacional Korçë-Ersekë.

Paraprakisht mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë. Për pasojë kanë mbetur me dëmtime të shumta dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor në Spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.